Kosova është bërë anëtare me fuqi të plota e Këshillit të
Bashkëpunimit Rajonal, në takimin e këtij grupi të enjten në Sarajevë.

Lajmin e bën të ditur “RTK”. Organizata konsiderohet si instrumenti kryesor para anëtarësimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Anëtarësimi i Kosovës në të u paralajmërua një ditë më parë nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili bëri gjithashtu të ditur se së shpejti do ketë njohje të reja të pavarësisë.

Duke raportuar në komisionin e punëve të jashtme, Hoxhaj nënvizoi se brenda 3 muajve Kosovën do ta njohin 5 ose 7 shtete.

Shefi i diplomacisë kosovare tha se i di datat kur do të vijnë këto njohje, por preferoi të ruante maturinë duke mos i bërë ato publike.

Top Channel