Kërcënimi, hetojne Krimet e Rënda

28/02/2013 19:45

Prokuroria e krimeve të rënda ka nisur hetimet për kërcënim ndaj kryekomisarit Arjanit Arapit, me detyrë të mëparshme shef i krimeve në  komisariatin numer 6 në Kombinat, ndryshe sipas pozicionit që kishte në atë kohë vartës i kryekomisarit të vrarë Dritan Lamaj.

Rëndësia e ngjarjes ka bërë që si rrallë ndonjëhere grupi i hetimit te jete shume hermetik dhe prej tij te mos kete asnje informacion mbi detajet per kërcenimin dhe nëse ka apo jo persona konkrete të dyshuar.

Ajo që mësohet deri tani nga burime shumë konfidenciale është se mesazhi është deëguar nga një numer me parapagese dhe se numri është blerë në treg të zi dhe jo në dyqanet e kompanive celulare.

Pavarësisht se një ditë më parë vetë drejtori i pergjithshem i Policise së Shtetit, Hysni Burgaj, konfirmoi kercenimin e kryekomisarit, i kontaktuar nga “Top- Channel”, kryekomisar Aranit Arapi nuk pranoi të komentonte mbi këtë çështje përveç deklarates së ndodhet ne krye të detyrës si shef i komisariatit të policisë në Pogradec.

Pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamaj, edhe mesazhi me tekstin “tashme e ke radhen ti”, derguar ish-shefit te krimeve ka alarmuar organet e hetimit te cilat jane perpjekur fillimisht ta mbajne te fshehte kete fakt, ndersa kane vene menjehere ne mbrojtje te repartit “SPECIAL, RES”, Arjanit Arapin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA