Tjetër viktimë nga aksidenti rrugor

27/02/2013 00:00

Dy automjete janë përplasur me pasojë vdekjen e një personi mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot-Fushë-Krujë, në të njëjtin vend ku pak ditë më parë në një aksident humbi jetën edhe një 27-vjeçar.

Në aksident është përfshirë një mjet kamion me targë të Fierit me drejtues shtetasin Shaban Veizi, 47 vjeç, dhe një mjet me targa të Mirditës me drejtues shtetasin Albert Gjeta, 32 vjeç.

Për pasojë është përfshirë nga flakët mjeti i tipit Benz. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, ndërsa drejtuesi i mjetit pësoi plagë shumë të rënda e më pas ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak.
 

Top Channel