Mish kali edhe në Rusi

27/02/2013 16:00

Skandali i mishit të kalit të shitur për mish viçi e lope është zgjeruar edhe në Rusi, pasi autoritetet zbuluan një përqindje të ADN-së së kalit në disa lloj salçiçesh.

Sipas një Agjensie për Ruajtjen e Shëndetit Publik në Rusi, një numër salçiçesh me prejardhje nga Austria u zbuluan se kishin përmbajtje të mishit të kalit.

Në këto produkte janë gjetur edhe shenja të mishit të pulës, ndonëse etiketat shkruajnë se salçiçet janë të bëra me mish viçi.

E gjithë sasia e mishit u bllokua, ndërsa autoritetet ruse kanë nisur hetime për produkte të tjera që kanë dalë në shitje në treg.

Skandali i tregëtimit të produkteve me mish kali u zbulua fillimisht në janar në Britaninë e Madhe dhe Irlandë, për t’u zgjeruar gjatë shkurtit pothuajse në të gjithë vendet e Bashkimit Europian.

Top Channel