Pas 7 vitesh, në Komisionin e Medias dhe Arsimit është miratuar
projektligji për mediat audiovizive, por pa konsensusin e opozitës. 

Dy nenet, te cilat percaktonin formulen e perzgjedhjes se anetareve te AMA-s dhe te Keshillit te Radiotelevizionit Shqiptar kane prishur konsensusin mes paleve.

Deputeti Mark Marku tha se mazhoranca propozon qe anetari i shtate i AMA-s te mos zgjidhet me short, por me shumice te thjeshte.

“Varianti i parë me short praktikisht nuk ekziston në asnjë vend të Europës, për arsye se propozimi ka ardhur nga institucione europiane dhe ka qenë një propozim i ekspertëve dhe nuk ka qenë një propozim zyrtar. Ka qenë një propozim i bërë nga ekspertët ndërkombëtarë, të cilët kanë bërë oponencën e ligjit. Parlamenti, i cili është zgjedhur me votën e popullit dhe që reflekton vullnetin e popullit të vendosë dhe të mbajë ekuilibrin e institicioneve, sepse duke vendosur zgjedhjen me short nëpërmjet institucioneve vërtet që mundet që institucionet të kenë më tepër autonomi, por ama një sistem demokratik funksionon mbi parimin e autonomive, pavarësisht institucioneve, por edhe të balancës së institucioneve”, tha Marku.

Kryetarja e Komisionit Valentina Leskaj tha se opozita, ka kerkuar me shumice te cilesuar per t’i garantuar ketyre institucioneve, mediave dhe publikut autonimi.

“Padyshim që ne jemi të shqetësuar si përfaqësues të opozitës, që së pari nuk arritëm, pas një pune dhe insistimi të partnerëve ndërkombëtarë të miratojmë një ligj me konsensus, por mbi të gjitha të miratojmë një ligj me konsensus, i cili do të krijonte një sistem garant përsa i përket dy institucioneve të pavarura, KKRT-së dhe RTSH-së që të krijonim dy institucione të cilat do të ishin të pavarura nga politika. Natyrisht që kur ne kërkojmë me shumicë të cilësuar nuk mendojmë as për Partinë Socialiste dhe as për Partinë Demokratike. Sot është PD në pushtet, nesër do të jetë PS. Ne menduam për një ligj afatgjatë që pavarësisht se kush është në pushtet, ky ligj t’i shërbejë mediave të lira dhe të pavarura”, tha Leskaj.

Deputeti Mark Marku, tha se nuk është përzgjedhur varianti i propozuar nga ekspertët ndërkombëtarë për këto dy nene, pasi kjo formulë është zbatuar vetëm në Bullgari dhe jo në vendet e BE-së.

“Nuk po kërkojmë asgjë më shumë, po kërkojmë një KKRT të pavarur dhe një Këshill Drejtues të RTSH-së si garant, jo për Partinë Socialiste, jo për PD-në, por për median dhe për publikun shqiptar”, u shpreh Leskaj.

Deputeti i Partise Socialiste Alfred Dalipi, tha se ky ligj do te zbatohet nga dy elemente operatoret dhe radiotelevizionet. Ata do te jene rregullatoret dhe nese ata do te mbajne qendrime te njëanshme edhe ligji do te jete i njeanshem. Dalipi tha se dispozita kalimtare, e cila u miratua sot nga mazhoranca, ka vlere vetem  per kryetaren e KKRT-së, ne menyre qe ajo te vazhdoje te qendroje ne detyre pavaresisht ligjit te ri .

Top Channel