Lame: Ja hapësirat që do të zihen nga ndërtimet

27/02/2013 00:00

Nga selia roze, studiuesi Artan Lame denoncoi sot te tjera aspekte te
Planit Rregullues të Tiranës, i cili sipas Lames shndërron në zona
ndërtimi shumë hapesira publike.

“Zona e gjelbër tek SHQU-ja dhe fusha e zezë prapa hotel ‘Dajtit’ do të jetë banim, shërbim publike, monument kulture dhe qëllime fetare. Qëllime fetare, sepse aty gjendet katedralja katolike, por ama fusha e zezë parashikohet banim dhe shërbime publike. Lartësia e propozuar për strukturat banim është 9 kate. Në atë zonë nuk ka asnjë godinë banimi, pra parashikohet vetëm të ndërtohen të reja. Fusha e sportit prapa stadiumit ‘Qemal Stafa’ do të jetë njësi e përzier banim dhe shërbime publike, lartësia e propozuar për banim është 9 kate.Për secilën nga zonat e mësipërme dhe për të gjitha ato që kemi denoncuar deri tani, thjesht po citojmë Planin Rregullues. Bashkia le të nxjerrë një hartë të vetme, le të nxjerrë një rresht të vetëm në rregulloren e Planit, në të cilën thuhet që këto zona mbeten lulishte, ose zona sportive”, tha Lame.

Top Channel