Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kaçin ka deklaruar se marrëveshja historike lidhur me veriun e Kosovës, ka gjasa të arrihet gjatë dy raundeve të ardhshme të bisedimeve Prishtinë-Beograd.

Sipas raportimeve të “REL”, Kaçin ka përsëritur se, beson që në qershor Serbia do të arrijë të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Kriteri kryesor për këtë është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën. Ne kemi parë disa përparime në këtë fushë dhe jam i bindur që në raportin e Komisionit, si dhe të shteteve të BE-së, përfshirë Gjermaninë, do të merren për bazë hapat progresivë që po bën Serbia”, ka thënë Kaçin.

Ai ka vlerësuar si të rëndësishëm faktin se Prishtina ka rënë dakord për formimin e asociacionit të komunave serbe dhe ka shprehur bindjen se kryeministrat Thaçi dhe Daçiç do të gjejnë një zgjidhje të negociuar për veriun.

“Marrëveshja historike është në duart e tyre. Unë jam i sigurt se Thaçi dhe Daçiç do ta shfrytëzojnë këtë mundësi që u është dhënë”, ka thënë më tej eurodeputeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA