Raporti për talebanët, NATO pranon gabimin

26/02/2013 00:00

Koalicioni i udhëhequr nga NATO në Afganistan pranoi një gabim në përllogaritjen e numrit të sulmeve në talibanëve gjatë vitit të shkuar.

Në mënyrë të gabuar, koalicioni i ISAF-it publikoi në faqen e internetit një raport që fliste për një rënie prej 7% të sulmeve talebane në 2012-n.

Megjithatë, pas kritikave, të dhënat u zbuluan se ishin të gabuara dhe raporti u fshi nga faqja.

”Associated Press” raportoi të martën se kërkesa e tyre për shpjegime nga ana e koalicionit të udhëhequr nga Uashingtoni nuk ka marrë përgjigje.

Megjithatë, një zëdhënës dha për “BBC” se gjatë një kontrolli rutinë, përgjegjësit kuptuan se bëhej fjalë për një gabim dhe tërhoqën të dhënat.

Në të vërtetë, aktiviteti taleban gjatë vitit të shkuar duket se pësoi rritje, të dhënat shqetësuese këto përpara tërheqjes përfundimtare të ISAF-it nga vendi në 2014-n.

Top Channel