Dieta mesdhetare mbron nga iktusi

26/02/2013 00:00

Kush ushqehet me ushqimet tipike mesdhetare ka një rrezik 30 për qind më
të ulët për t’u prekur nga patologjitë kardiovaskolare, në veçanti nga
iktuset.

Kështu thotë një studim spanjoll i kryer në Hospital Clinic të Barcelonës mbi 7.500 persona, të publikuar në “New England Journal of Medicine”.

Studimi në fjalë konfirmon atë që e kanë treguar edhe studime të mëhershme, por me një ndryshim të rëndësishëm:

“Bëhet fjalë për studimin më të gjerë dhe më efikas për të hetuar tipin e mbrojtjes në aparatin kardioqarkullues që bëhet nga ushqimet tipike të dietës mesdhetare”, deklaron Remon Estruch, që ka drejtuar studimin.

“Kemi analizuar efektet në kampione të ndryshme, përfshirë të personave të moshuar që kurohen për kontrollin e kolesterolit dhe për hipertensionin, pra me rrezik të lartë për të hasur sëmundje kardiovaskulare dhe sidomos iktus”, thotë autori.

Sipas tij, subjektet e përfshira në këtë test kanë ndjekur udhëzime të ndryshme për ushqimet që duhet të merrnin dhe studiuesit kanë monitoruar efektet për 5 vjet me radhë.

Nga studimi rezultoi se kush ushqehej me sasi të konsiderueshme vaji ulliri ose arrash ka një rrezik 30 për qind më të ulët për të hasur sëmundjet e sipërpërmendura, krahasuar me kë konsumonte një ushqim me përmbajtje të ulët kalorish.

Ushqimet më të mira mesdhetare përfshinë racione të dendura frutash, sallatrash, peshk, pulë, fasule, salcë domate, etj. Edhe një gotë verë e sasi të vogla ëmbëlsirash në ditë nuk bëjnë keq.

Top Channel