Procesi ndaj Dritan Dajtit ka shenuar rekord në drejtësine shqiptare për zvarritjet e njëpasnjeshme që këtë të martë shënuan seancen e 203 të dështuar.
Në total, në seancën gjyqësore ndaj Dritan Dajtit, nën akuzë për vrasjen e policëve në 2009-n, Gjykata e Krimeve të Rënda raportohet që ka kërkuar nga Dhoma e Avokatise 49 procedime disiplinore në total, për avokatet ku për asnjerin prej tyre ende nuk ka një mase.
Për këtë, burimet e “Top-Channel” deklaruan se këtë të premte pritet të mbidhet për çështjen “Dajti”, Komiteti Disiplinor, sipas ligjit te ri të avokatise ku perfaqesues nga gjykata per te shqyrtuar kerkesat per procedim disipinor do te jete gjyqtari i krimeve te renda, Dritan Hallunaj.
Nderkohe, situata ne gjykate gjate procesit ka qene serisht e njejte. Kryesuesi i trupes gjyqesore, gjyqtari Idriz Mulkurti vuri mungesat per avokatet kryesisht te caktuar nga Komisoni i Ndihmes Juridike, qe refuzuan te mbronin Dritan Dajtin, njeri prej tyre sepse kishte angazhime e tjera dhe per te dytin i sepse nuk ishte me avokat, por punonte ne shtet.
Si përfundim, gjykata komunikoi se avokati i radhes që duhet të paraqitet për mbrojtje eshte Vasil Shengjergji, i caktuar edhe kesaj radhe jo nga trupa gjyqesore, por nga Komisioni i Ndihmes Juridike ne Ministrine e Drejtesise.
Nderkohe, edhe procesi tjeter ndaj te akuzuarit per vrasjen e kryekomisar Adem Tahirajt, Ilir Xhakja, u shty.
Ndersa xhakja nuk ishte i pranishem ne salle, por perfaqesohej nga avokati i tij, shkak u be mos paraqitja e shtate deshmitareve qe priteshin te degjoheshin nga gjykata.
Megjithate, prokurori Eugen Beci pohoi se deshmitaret nuk jane njoftuar nga oficeret e policise gjyqesore pasi ata ishin te angazhuar ne nje ngjarje tjeter kriminale te ndodhur ne kryeqytet, duke nenkuptuar vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, qe sipas prokurorit Beci eshte e lidhur me nje ngjarje te ndodhur ne Durres, qe eshte perkatesisht vjedhja e automjetit, nga i cili u qellua mbi ish-shefin e komisariatit numer gjashte.
Top Channel