Spahiu: Të rrëzojmë Berishën

25/02/2013 00:00

Kreu i Aleances Kuq e Zi Kreshnik Spahiu gjate nje takimi me banore te
komunes se Pirgut ka deklaruar se Aleanca Kuq e Zi eshte e vendosur per
te larguar Kryeministrin Sali Berisha nga pushteti para zgjedhjeve duke e
pare kete si te vetmen mundesi qe shqiperia te kete zgjedhje te lira e
te ndershme.

Teksa eshte ndalur edhe tek femijet e Kryeministrit ai i ka pohuar se ata jane te vetmit qe njihen nga qytetaret shqiptare, ndersa femijet e ish-kryeministrave para tij jane te panjohur per publikun.

“Po nuk ishe nip i Saliut dhe i Ridvanit, je i destinuar te jesh i varfer gjithe jeten. Ne duhet t’i japim drejtim kesaj dhe drejtimi eshte postoblloku. Nuk ka perse te hyne ata as ne Korce, as ne Pogradec, asgjekundi tjeter. Ne po shkojme dere me dere, e fshat me fshat dhe po ju jap nje premtim, qe ne nuk do e lejojme ate deri me 23 qershor, ne duhet t’i japim nje mesim perpara, se diktatoret nuk largohen me vote, diktatoret largohen ashtu sic meritojne te largohen qe te mos i gezojne as parate e tyre”, tha Spahiu. 

Me heret Spahiu ka zhvilluar edhe nje takim me komunitetin rom ne qytetin e Pogradecit prej ku ka akuzuar kreun e Qeverise se eshte duke poshteruar dhe diskriminuar kete shtrese, ndersa e ka mbushur parlamentin dhe Qeverine me deputete e ministra greke.

Top Channel