Në Shqipëri ka një realitet paralel, një realitet që vazhdon të jetë i dhimbshëm e i veshtirë për shumë femijë, që si të tjerët duan të shkollohen në kushte normale e jo në godina që mund të quhen gjithçka veç shkolla jo.
Në letër duhet të jenë institucione arsimore, por në realitet janë vende ku luks janë edhe gjerat me minimale e jo më të pretendohet për internet a diçka më shumë. E te mendosh se nga ketu lind e ardhmja.
Mjaft të udhetosh vetem pak kilometra nga Tirana, në fshatin Kuç te Vorës. Një ndërtese a diçka e përafërt që të pakten në letër duhet të jetë një institucion arsimor shfaqet veç si nje hije mbire nga larg. Çdo dite ketu mesojne me dhjetëra femije te zones ne kushte qe eshte pak te thuhet skandaloze.
Eshte e veshtire te flasesh per kohen kur kjo godine mund te jete rikonstruktuar per here te fundit, ndoshta 40 apo 50 vjet shkuar, qe atehere asgje veç ndonje premtim i hedhur ne ere pa bere kurre diçka.
Mure te çare, dritare te shtremberta, klasa te erreta e femije qe ne keto kushte duhet çdo dite te mesojne per vendin e tyre, per institucionet e tij e sigurisht edhe per realitetin qe ato ju ofrojne ne kete shkolle.
Kuçi eshte vetem stacioni i pare sepse fshati Gjysylkan i Pezes ofron nje pamje edhe me te veshtire. Kjo renoje qe duket sikur do te bjere nga çasti ne çast mban poshte femijet e fshatit.
E veshtire te thuash se mesonjtorja e pare shqipe e hapur ne Korçe ne vitin 1887, 126 më parë, mund te kete qene ne gjendje me te keqe se kjo shkolle e shekullit të 21-te.
Me tej nje tjeter shkolle fillore. Te filmojme brenda e kemi te pamundur, por pamja e jashtme mjafton per te treguar nje ngrehine edhe me te hershme ndoshta aq te hershme sa do te duheshin arkeologe per ta zbuluar.
Nga Tirana ne Librazhd mes tatepjetash te frikshme qe te çojne ne fshatin Xhyre. Nje shtepi private eshte shkolla e ketij fshati ku brezi i ri duhet te hedhe bazat e para per te ardhmen.
Femijet e kane te veshtire te flasin ndoshta sepse ne kete shtepi te pershtatur shkolle jane rritur, e me mire se kjo kane pare vetem ne ekranin e televizorit e askund tjeter. Kater mure e nje mesues qe ngrys krahet nga pamundesia per t’i dhene nje tjeter drejtim shkollimit te tyre.
Ndalesa e radhes eshte fshati Drithas ne zonen e Korçes. Gjysem dyqan, gjysem shkolle, gjysem diçka ku femijet mblidhen çdo mengjes per te ndjekur oret mesimore.
Mesuesit jane te urdheruar te mos lejojne filmime brenda ambjenteve ndryshe rrezikojne vendin e punes. Ky eshte realiteti shqiptar ku te tregosh te verteten shpesh mund te rezultoje edhe fatale per te tashmen dhe te ardhmen e nje te punesuari.
Diku pas, nje barrake ku femijet duhet te kryejne nevojat e tyre si tregues i dhimbshem i braktisjes qe ndihet kudo. Edhe ata jane te udhezuar te mos flasin e te pranojne te vertetat e imponuara dhe asgje tjeter veç tyre.
Neser, do te shkojne serisht neper shkollat e tyre, ne keto shkolla te çaperluara jo vetem nga koha, por edhe nga premtimet boshe e fjalet e rradhitura keq neper fjalime.
Do te ndermarrin rrugetime te gjata per te mesuar, per te njohur, per te ruajtur kulturen , per te ruajtur identitetin e se nesermes. Jane nxenesit e pafajshem, jane nxenesit e pafuqishem, te deshirave te medha por mundesive te vogla, jane nxenesit shqiptare te shekullit te XXI, atij te teknologjise, por veç ne leter.
Top Channel