Një shofer autobusi në Rusi ka gjetur një zgjidhje shumë origjinale për të shmangur shoferët që i zënë rrugën. Ai thjesht i merr përpara duke u munduar t’i edukojë në mënyrë që të mos përsërisin më gabimin.
Alexei Volkov, i cili punon në Zelenograd, është bërë i famshëm në internet pasi ai i poston videot e përplasjeve që shkakton me shoferët e pakujdesshëm. Ai njihet si “Ndëshkuesi” për shkak se vendos rregull në rrugë në mënyra brutale.
Vetë Volkov pranon se ka shkaktuar më shumë se 100 aksidente gjatë punës së tij si shofer autobusi.
“Shefave nuk u intereson sepse autobusi pëson shumë pak dëmtime. Nëse dëmtimi është i madh, presin paratë nga kompania e sigurimeve dhe e rregullojnë sërish”, shprehet Alexei.
“Cfarë të bëj unë? Të manovroj papritur apo të frenoj fort duke dëmtuar pasagjerët? Më heqin patentën menjëherë po të veproj kështu, kështu që vendos të vazhdoj rrugën time. Unë i regjistroj këto aksidente në mënyrë që të shikohet kush e ka fajin”, shpjegon rusi.
Top Channel