Presidenti i ri i Qipros

25/02/2013 16:30

Me 100% të votave të numëruara në raundin e dytë të votimeve, Nikos Anastisiades konfirmohet si Presidenti i ri i Qipros.

66-vjeçari, një prej figurave kryesore të qendrës së djathtë të ishullit me 1,2 milionë banorë, fitoi 57,47% të preferencave.

Kundërshtari i tij, Stavros Malas, një kandidat i pavarur i mbështetur nga komunistët e “Akel”-it, grumbulloi 42,53% të votave.

Raundi i dytë i votimeve në Republikën presidenciale të Qipros u bë i detyrueshëm pasi asnjë prej kandidatëve nuk grumbulloi një shumicë votash në raundin e parë të votimeve.

Zgjedhjet në vendin ishullor të BE-së janë dominuar nga debati mbi krizën ekonomike, që ka detyruar Nikosian zyrtarë që t’i shtrijë dorën Brukselit, në marrjen e një huaje madhore prej 17 miliardë eurosh më parë gjatë 2012-s.

Ndonëse kjo ndihma më e vogël, që i është akorduar ekonomive europiane në krizë, ajo mbetet më e larta pas Greqisë, që ka marrë ndonjë shtet, përllogaritur në hua për frymë.

Top Channel