Qytetarë të shumtë u mblodhën paraditen e së hënës për të protestuar para zyrave të Korporatës Energjitike të Kosovës në Prishtinë, pasi sipas tyre KEK nuk i ka marrë parasysh ankesat e tyre për çmimin e lartë të energjisë.

Këtë herë pjesë e protestes janë edhe vëllezërit Muhamed dhe Lukman Shishman nga Halebi i Sirisë. Ata braktisën vatrat e tyre te luftës katër muaj më parë dhe u vendosën në qytetin e Prizrenit.

Jeta e shtrenjtë në krahasim me standardin e ulët këtu i shtyu dy vëllezërit që të vijnë në Prishtinë për t’u bërë pjesë e zërit kundërshtues.

Në dyert e Korporatës Energjetike u vendos kërkesa për Prokurorinë e Shtetit që të hetojë shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Qytetarët ankohen se edhe pas dorezimit të ankesave, zyrtarët e KEK-ut nuk kanë korrigjuar gabimet e bëra. Ata thonë se nga frika se do të shkëputen nga rrjeti kanë filluar t’i paguajnë fatuarat e shtrenjta.

Nga ana tjetër, KEK njofton se është duke i dhënë prioritet shqyrtimit dhe adresimit të ankesave të konsumatorëve. Pritet që një raport përfundimtar me të gjitha shënimet të publikohet më 8 mars 2013.

Korporata kërkon nga konsumatorët t’u krijojnë qasje të vazhdueshme ekipeve të KEK-ut tek matësit, sepse adresimi dhe verifikimi i plotë i gjendjes dhe ankesës nuk mund të bëhet pa patur qasje tek aparati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA