Izraeli teston sistemin anti-raketë

25/02/2013 16:10

Ministria Izraelite e Mbrojtjes lajmëroi ditën e hënë për kryerjen e suksesshme të testimit të një rakete të re të sofistikuar, e cila është në gjendje të shkatërrojë në ajër raketat që drejtohen kundër Izraelit.

”Shigjeta 3” përdor një teknologji të avancuar për të shënjestruar një raketë ardhëse dhe për ta shkatërruar në ajër, përpara se raketa të rifutet në atmosferën e Tokës.

Ajo është projektuar për t’i dhënë vendit siguri kryesisht nga sulmet e mundshme bërthamore.

”Shigjeta 3” është projektuar kryesisht për sulmet me raketa me rreze të gjatë ndaj vendit, ndërsa Izraeli ka aktualisht edhe disa versione të tjera, të projektuar për t’iu përgjigjur sulmeve me raketa me rreze të shkurtër apo të mesme veprimi.

Në deklaratën e tyre, zyrtarë të mbrojtjes në Tel Aviv thanë publikisht se “Shigjeta 3” është projektuar posaçërisht për të mbrojtur vendit nga Irani.

Teknologjia ekzistuese është në gjendje që të shkatërrojë 85% të raketave në ajër.

Lajmi për testimin e suksesshëm të sistemit anti-raketë vjen një ditë përpara një takimi vendimtar midis pesë vendeve me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së plus Gjermanisë, me Iranin.

Takimi që do të nisë në 26 shkurt në Kazakistan do të fokusohet tek ambiet bërthamore të vendit aziatik dhe sanksionet aktuale ndërkombëtare që rëndojnë mbi Teheranin zyrtar.

Top Channel