“Ballkani të heqë taksën e sheshtë”

25/02/2013 00:00

Profesor Krastjo Petkov, akademik në fushën e ekonomisë, njëkohësisht
kryetar i Unionit të Ekonomistëve Bullgarë thotë se Ballkani duhet të
heqë dorë nga eksperimenti me taksën e sheshtë dhe t’i rikthehet
sistemit progresiv.

I ftuar në Tiranë nga Partia Socialiste zoti Petkov shpjegon arsyet se pse sipas tij ky model eshte i gabuar

“Nuk ka asnje vend te zhvilluar me ekonomi te mirefillte tregu, qe zbaton taksen e sheshte. Ne SHBA kur presidenti Obama u pyet nese do ta merrte ne konsiderate taksen e sheshte, u pergjigj: ‘Ju lutem mos me pyesni per gjera joserioze’. Taksa e sheshte eshte dukuri e ekonomive ne tranzicion te rajonit tone, pasoje e nje modeli neoliberal te instaluar edhe ne trysnine e FMN-së dhe Bankes Boterore”, tha Petkov.
 
Arsyeja e dytë sipas profesorit bullgar lidhet me rezultatet ekonomike te ketij sistemi taksimi qe tashmë mund të vërtetohen si të dështuara

“Pas pese vjetesh ne fuqi, Bullgaria nuk ka asnje rezultat bindes qe tregon se ky eshte me i mire ne terma ekonomik dhe financiar. Te ardhurat e buxhetit jane ulur, ekonomia informale po rritet dhe investimet kane rene me 6 here nese e krahasojme me vitin 2008”, tha Petkov.

Por ka dhe një argument të tretë, që lidhet me pabarazinë dhe efektet që taksa e sheshtë ka tek shtresat e ulëta

“Ne Bullgari me ekipin tim te eksperteve ne perllogaritem efektet qe ky sistem ka tek shtresat e mesme dhe te uleta. Rezultati eshte se me taksen e sheshte keto shtresa me te ardhura te pakta paguajne  250 milione euro me shume taksa ne vit se sa do te paguanin me taksen progresive. Pra kemi rishperndarje qe favorizon te pasurit dhe godet te varferit”, tha Petkov.

Petkov thotë se pas këtyre pasojave edhe ata që fillimisht bën presion për zbatimin e taksës së sheshtë tani kanë ndryshuar qëndrim

“Treguesi me i qarte lidhet me ndryshimin e pozicionit te fmn dhe bankes boterore, te cilat pas vitit 2006 duke pare ate qe ndodhi ne vendet balltike po thone ju lutem kthehuni tek taksimi progresiv. Per arsye te pastra pragmatike, sepse aplikimi i takses se sheshte nuk solli rritje ekonomike apo pe,rmiresim te te ardhurave ne buxhet. Madje kjo eshte arsyeja se pse vitin e kaluar vendet qe kerkuan ndihme nga fmn dhe qe kane taksen e sheshte, gjeja e pare qe ju kerkua ishte ndryshoni sistemin e taksimit”, tha Petkov.

Top Channel