Paqe në derbin e Milanos

24/02/2013 00:00

1-1 përfundoi derbi i Milanos mes Interit dhe skuadrës së Alegrit, rezultat ky që mban të pandryshuar pozicionet e këtyre dy skuadrave në klasifikimin e Serisë A.

Kuqezinjtë humbën shumë raste në pjesën e parë dhe vetëm njërën prej tyre arritën ta shndërronin në gol me El Sharauin. Handanovic shpëtoi për mrekulli dy tentativat e Balotellit për të shënuar gol ndaj ish-skuadrës së tij me të cilën fitoi dhe Ligën e Kampioneve.

Ndryshimet e bëra nga Stramaccioni në pjesën e dytë sollën gjallëri në lojën e Interit dhe sigurisht dhe golin e barazimit me Schelotto.

Juventusi fitoi 3-0 ndaj Sienës në “Juventus Stadium” duke thelluar në
+7 diferencën ndaj Napolit të vendit të dytë që luan të hënën në
transfertën e vështirë kundër Udinezes.

Lihtshtajner zhbllokoi rezultatin në minutën e 31 të takimit. Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën, fillimisht Xhovinko në minutën e 74 dhe më pas Pogba në të 89 vulosin gjithcka.

Roma tregoi që fitorja ndaj Juventusit në javën e kaluar nuk ishte rastësi. Verdhekuqtë fituan jo pa vështirësi në transfertë ndaj Atalantës me rezultatin 2-3. Goleadë në Sardenja. Kaljari vendas fitoi dramatikisht 4-3 ndaj Torinos, ndërsa Parma u trondit 1-2 në fushën e saj nga ana e Katanias.

Më herët, Sampdoria fitoi 2-0 ndaj Kievos, ndërsa në mbrëmje luhet superderbi, Inter-Milan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB