Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmë pas mesnatës veriun e Mitrovicës, raportuan të dielën mediat kosovare.

Sipas dëshmive të përcjella në shtyp, persona të panjohur, pak pas orës 3:00 të mëngjesit shpërthyen një bombë në filialin e të ashtuquajturit Sigurimi Pensional e Invalidor i Serbisë (FPIO), ndërsa përveç dëmeve materiale nuk pati të lënduar në njerëz.

Forcat e policisë janë në vendngjarje duke hetuar rastin. Ky është sulmi i dytë që kryehet ndaj FPIO-s në pak kohë.

Së fundmi, Mitrovica është tronditur nga një seri sulmesh me bombë, që kanë bërë jetën shumë të pasigurt në qytetin e ndarë midis shqiptarëve dhe serbëve, përtej urës së Ibrit.

Një shpërthim tronditi Mitrovicën e Veriut ditën e martë, kur në orët e para të mëngjesit u sulmua banesa e një pjestari të Policisë së Kosovës, në sulmin e mëparshëm të këtij lloji.

Ditën e shtunë, situata në Veri u tensionua edhe nga parakalimi i disa elementëve radikalë, të lidhur me partinë ultranacionaliste serbë të Sheshelit.

Top Channel