Ministria Kroate e Mbrojtjes përgënjeshtroi spekulimet se ka shitur ose dhuruar armë për kryengritësit sirianë.

Një lajm i tillë u publikua në fundjavë në mediat vendase, por Zagrebi zyrtar reagoi duke hedhur poshtë këtë informacion.

”Kroacia respekton sanksionet ndërkombëtare të armëve ndaj Sirisë dhe nuk ka furnizuar me armë apo municione asnjë prej palëve ndërluftuese të këtij konflikti”, deklaroi Ministria.

Megjithatë, pavarësisht këtij përgënjeshtrimi, një “HTV” raportoi se armë të shumta të përdorura nga Kroacia në luftën për pavarësi nga Jugosllavia, si granatahedhës, armë të lehta sulmi apo antitanke janë tashmë në duart e kryengritësve.

Ndonëse këto armë mund të gjenden edhe në vende të tjera në botë, një ekspert argumentoi se ka shumë gjasa që ato të jenë shitur nga Kroacia.

Pak kohë më parë, një gazetë gjithashtu raportoi se Zagrebi kishte dhuruar 1 200 kallashnikovë, për “amerikanët”. Në të vërtetë, këto armë gjithashtu besohet se ishin të destinuara për në Siri.

Top Channel