Shpërthim i fuqishëm në veri të Mianmarit, humbin jetën mbi 46 persona, plagosen 70 të tjerë
Irani deklaroi se ka zbuluar depozita të reja madhore uraniumi dhe se është duke planifikuar që të zgjerojë programin e tij bërthamor.
Në një dokument që përkeqëson krizën ndërkombëtar të shkaktuar nga ambiciet e Teheranit për energjinë bërthamore, 16 vende janë identifikuar si të përshtatshme për të ndërtuar reaktorë të rinj në 15 vitet e ardhshme.
Sipas Teheranit, rezervat e reja janë të mjaftueshme për të trefishuar uraniumin e përgjithshëm në dispozicion të Iranit.
Një konfirmim i tillë vjen dy ditë përpara një takimi përcaktues që do të mbahet në Kazakistan, midis Iranit dhe pesë vendeve me të drejtë veto në Këshillin e Sigurimit, plus Gjermaninë, për bisedime mbi programin bërthamor dhe sanksionet që i janë imponuar vendit.
Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj perëndimorë, Irani është duke zhvilluar një program bërthamor me qëllime ushtarake, por Teherani e ka mohuar gjithmonë këtë pretendim, duke thënë se reaktorët kanë si qëllim vetëm sigurimin e energjisë.
Aktualisht, Irani është “gjunjëzuar” nga sanksione të ashpra financiare, mes të cilave bllokadë për eksportet e naftës dhe bllokim të të gjithë aseteve dhe transaksioneve financiare të bizneseve e shtetit iranian.
Këto masa kanë sjellë një përkeqësim drastik të nivelit të jetesës në vend, ndikuar nga një inflacion galopant dhe reduktimi i subvencioneve shtetërore për transportin, strehimin dhe edukimin, duke bërë që presioni brenda Iranit mbi Ahmadinejad të rritet.
Top Channel