PSG ndryshon stemën

23/02/2013 00:00

Pronarë të rinj, futbollistë të rinj dhe tani simbol të ri. Që nga sezoni i ardhshëm, PSG, skuadra franceze më e përfolur e momentit, do të ndryshojë stemën që mban mbi fanelë.

Ndryshimi ka për qëllim të “rinojë” imazhin e klubit dhe përpjekje për të rritur të ardhurat nga marketingu. Por cfarë preket? Nga simboli paraardhës hiqet djepi dhe viti i themelimit, që është 1970 dhe vihet më në dukje Kulla Eifel që do të qendrojë së bashku me zambakun.

Shkrimi “Paris Saint-Germain” ndahet, “Paris” mbetet në kokë të stemës dërsa “Saint-Germain” kalon në fund, pikërisht në vendin ku ishte shkruajtur viti i themelimit. Tjetër ndryshim është edhe madhësia e rrethit në qendër. Simboli i vjetër ka një rreth qendror më të dukshëm, ndërsa në të riun ky rreth zvogëlohet ndërsa ngjyra e Kullës Eifel bëhet e kuqe më e errët.

Presidenti i klubit francez, sheiku Nasser al-Khelaifi thotë se ideja është që PSG të shndërrohet në një prej klubeve më të rëndësishme dhe të famshme në botë.

Blerjet e emrave të njohur të futbollit ishin hapi i parë, ndryshimi i simbolit është hapi i dytë, ndërsa përflitet së fundmi që heqja e “Saint-Germain” dhe quajtja vetëm “Paris” do të jetë hapi i ardhshëm drejt “modernizimit” të skuadrës franceze.

                           Majtas stema e re, djathtas stema e vjetër

Top Channel

DIGITALB DIGITALB