Plagosen dy persona në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem
Jashari’. Ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 12:00. Sipas një
njoftimit të policisë se Kosoves, zyrtarët policorë në aerorport kanë
pranuar informacionin se në në parkingun komercial të aeroportit ishin
dëgjuar të shtëna me armë të zjarrit.

Njësitet policore kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar dy të dyshuar me inicialet B.A, viti i lindjes 1982 dhe K.A i lindur ne 1988.

Bazuar në hetimet fillestare, njëri nga të dyshuarit ka përdorur armën e zjarrit, duke shtënë në drejtim të dy te plagosurve të cilët në atë moment ndodheshin në zonen e parkimit komercial të Aeroportit.  Ata kane marre plage ne kembe dhe gjendja e tyre shendetesore eshte jashte rrezikut per jeten. Shkaku i konfliktit me arme ka qene nje mosmarrveshje familjare, sipas policise te plagosurit dhe te arrestuarit njihen mes tyre.

Top Channel