Pentagoni nxjerr nga flota avionët F-35

23/02/2013 03:55

Shtetet e Bashkuara kanë nxjerrë nga flota ajrore të gjithë avionët F-35, pasi zbuluan një motorr të gërvishtur me thikë.

Gabimi u zbulua gjatë një inspektimi rutinë të versionit F-35A të avionëve të forcave ajrore, në bazën Edwards në Kaliforni, bëri të ditur Pentagoni.

Disa versione të ndryshme përdoren nga flota detare dhe korpusi i marinsave, megjithatë të gjitha janë nxjerrë jashtë përdorimit.

F-35-at janë pjesë e programit më të shtrenjtë të armatimit nga ana e Pentagonit, me një kosto prej afro 400 miliardë dollarësh. Pentagoni tha se operacionet ajrore do të pezullohen deri sa gjendet shkaku kryesor.

Urdhri i së premtes është i dyti në 2 muajt e fundit, që nxjerr nga përdorimi avionët e tipit F-35.

Versioni i korpusit të marinsave (F-35B), disi më të shkurtër dhe me variant për ulje vertikale (STOVL), u pezullua prej gati 1 muaji, pasi një defekt në prodhim shkaktoi shkëputjen e një linje karburanti, vetëm pak para fluturimit stërvitor në janar.

Top Channel