Italia në heshtje parazgjedhore

23/02/2013 00:00

Në Itali ka nisur heshtja parazgjedhore. Partite politike zhvilluan
mitingjet e fundit në vendin fqinj, ku recesioni dhe masat shtrenguese
kane ndezur indinjaten publike. 

Partia Demokratike e qendres së majte e udhehequr nga Pier Luigi Bersani kryeson në sondazhe, pas tij renditet koalicioni i qendres se djathte ku bejne pjese; partia “Populli i Lirise” e Silvio Berluskonit dhe “Liga e Veriut” e Roberto Maronit.

I treti eshte koalicioni i qendres, i drejtuar nga Kryeministri Mario Monti, me listen e tij, kristian-demokratet dhe nje parti te vogel te qendres se djathte. Por nje figure shume me influence eshte “Levizja Pese Yjet” e aktorit komik Beppe Grillo qe ka vene ne shenjester te gjithe klasen politike italiane. Zgjedhjet po zhvillohen dy muaj me heret, pasi partia e Silvio Berluskonit nuk mbeshteti qeverine teknokrate te Mario Montit.

Analistet jane te ndare nese Bersani do te jete ne gjendje te formoje nje koalicion qeverises, te afte per te vazhduar reformat ekonomike, për ta shpëtuar vendin nga recesioni. Gara do te rrotullohet tek Senati, ku vendet sigurohen ne baze te rajoneve. Qendra e majte dhe ajo e djathte jane aty-aty ne disa rajone, perfshire edhe qendren industriale Lombardine, nga ku del numri me i madh i senatoreve.

Disa analiste parashikojne renien e Montit poshte pragut prej 8% ne disa rajone dhe kjo mund te rezultoje shkaterrimtare per Italine. Ata mendojne se Kryeministri ne ikje po parasqitet dobet ne zgjedhjen e pare. Ajo qe parashikohet gjeresisht eshte aleanca e mundshme mes Bersanit dhe Montit, por per kete kryeministri ne ikje duhet te fitoje shume senatore qe do të fuqizonin qendren e majte. Bersani ka garantuar se ai eshte i gatshem per nje aleance me Montin, edhe sikur qendra e majte te marre shumicen.

Top Channel