U debatua shumë për pozicionin e Vinicius Jr dhe kartonin e kuq të Silvës, VAR-i publikon analizën e vendimit
Bajerni i Mynihut tregoi se nuk njeh rivalë në Bundesligë. Bavarezët shkatërruan me rezultatin 6-1 skuadrëne Verder Bremenit edhe pse kishte ulur në stol një pjesë të madhe të titullarëve që fituan 3-1 ndaj Arsenalit në Ligën e Kampioneve.
I pari që hapi serinë e golave ishte Robben në minutën e 25. Katër minuta më vonë Martinez dyfishon rezultatin për të mbyllur pjesën e parë. Goli i tretë mbërrin dhuratë nga Selassie që shënon në portën e tij, ndërsa Gomez 2 minuta më vonë katërfishon rezultatin. Në minutën e 58 De Bruyne shënon golin e nderit për miqtë, ndërsa Riberi në të 86’ dhe Gomez në të 89’ vulosin gjithcka.
Në këtë takim u aktivizua për 90 minuta edhe shqiptari Xherdan Shaqiri. Me këtë fitore, Bajerni ngjitet në kuotën e 60 pikëve, +18 nga vendi i dytë që mbahet nga Dortmundi. Ky i fundit luan ndeshjen e kësaj jave ditën e dielë në transfertë ndaj Borusia së Mynshengladbaut.
Top Channel