Në një prej ambienteve të organizatës joqeveritare ARSIS në Selanik, e specializuar në mbështetjen sociale të fëmijeve dhe të rinjve, shoqatat e emigrantëve shqiptarë në këtë qytet, “Nënë Tereza”, “Progresi” dhe “Dega e Blertë” kanë dhënë një konferencë shtypi për të protestuar për moszgjidhjen e problemit që përballojnë fëmijët e tyre në doganat greke.
Prej muajsh qindra fëmijëve të emigrantëve shqiptarë të lindur në Greqi, nuk u lejohet hyrja ne kufijte greke me pretekstin se shkrimi i toponimeve të vendlindjes në pasaportat e tyre, është në gjuhën shqipe dhe jo në atë ndërkombëtare,megjithese ka me shume se dy vjet qe Athina zyrtare I ka kerkuar qeverise shqiptare kete ndryshim ne dokumentat e tyre.
Pasojat e ketij problemi te pazgjidhur ende per dy vjet me radhe ,shpeshere jane dramatike.
Sipas shoqatave shqiptare përfaqësuesit e të dy qeverive megjithese jane takuar here pas here,nuk po japin nje zgjidhje perfundimtare dhe emigrantët vazhdojnë të përdoren si mjet presioni nga te dy palët për të “bindur” njëra-tjetrën se vendimi i organit perkates te toponimeve ne OKB është i zbatueshëm ,por sipas këndvështrimit të secilës prej tyre.
Emigrantet kerkojne qe te mos jene me peng i politikave te te dy vendeve, sepse mbi te gjitha jane qytetare te devotshem te dy shteteve ,ndaj i bejne apel qeverise shqiptare qe te mos luaje me fatin e mijera njerezve dhe te mbroje dinjitetin e tyre.
Top Channel