Zgjedhjet, Buffon mbështet Montin

22/02/2013 00:00

Një javë më parë, kryeministri italian në largim, Mario Monti deklaroi në një dalje publike se letrat e publikut ishin një mbështetje për të. Një ndër letrat e mbërritura në postën e tij elektronike ishte edhe ajo e portierit të kombëtares italiane dhe Juventusit, Gianluigi Buffon.

Pas kësaj dite me radhë shumë pyetën se cfarë kish shkruajtur Buffon në adresë të Montit. Një javë më pas, është vetë numri një i portës së Italisë ai që publikon gjithë letrën nëpërmjet profilit të tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

“Për ditë me radhë shumë persona më kanë kërkuar me kureshtje se cfarë i kam shkruajtur në letër Profesor Montit. Duke qenë se unë nuk ka asgjë për t’i fshehur askujt po publikoj gjithë tekstin e letrës”, shkruan Buffon.

“I dashur zoti Monti, më falni për shqetësimin por në këtë kohë të vështira ekonomiko-social-politike gjëja që më ngacmonte më shumë ishte të të bëja me dijeni se ke mbështetjen time të plotë dhe të pakushtëzuar”, nis letra.

“Ju mbështes për faktin se figura juaj (sigurisht nuk është një figurë simpatike nisur nga masat shtrënguese) për mua si qyetar është një garanci që të udhëhiqem nga një person i aftë, serioz, i besueshëm, që di se cfarë thotë dhe racional”, vijon kampioni i botës me Italinë.

Lidhur me taksën e banesës së vendosur nga qeveria Monti, Buffon thotë se nuk ndjen kënaqësi që e paguan atë, por e bën sepse ndjen përgjegjësi përballë vendit dhe se shpreson që gjithë kjo sakrificë e popullit italian të shërbejë për të përmbysur situatën ekonomike.

E vetmja gjë që kërkoj, thotë Buffon, është që të jeni të sinqertë dhe transparent dhe të mos merrni prej hunde popullin italian dhe të përdoret një gjuhë më e thjeshtë në mënyrë që populli të kuptojë rezultatet e arritura dhe objektivat e së ardhmes në këtë sakrificë.

Italianët votojnë më 24 dhe 25 shkurt në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të rinovojnë totalisht Dhomën e Deputetëve dhe 315 nga 319 vendet në Senat.

Top Channel