Wersterwelle: Zgjedhjet janë kusht

22/02/2013 00:00

Shefi i diplomacise gjermane Gudio Vestervelle, që ka mbërritur në
Tiranë për vizitë zyrtare konfirmon se zgjedhjet janë kusht që Shqipëria
duhet të plotësojë për të ecur në rrugen e integrimit europian.

Ne takim me homologun shqiptar Edmond Panariti, 23 qershori eshte veçuar prej tij si testi me i rendesishem per Shqiperine ne rrugen drejt Brukselit.

I pyetur nga Top Channel, ne konferencen e perbashket per shtyp nese edhe ai mbaj te njejtin qendrim me ambasadoren gjermane ne Shqiperi, se vendi yne nuk do ta merrte statusin edhe ne rast te miratimit te tre ligjeve te mbetura te bllokuara ne kuvend, Westerwelle u pergjigj: “Faleminderit për pyetjen sepse është një rast i mirë për të sqaruar qëndrimin e Gjermanisë, i cili është në përputhje me partnerët dhe është ai që ka theksuar ambasadorja jonë. Së pari, i rëndësishëm nuk është vetëm miratimii ligjeve, por edhe zbatimi i tyre. Eshtë më rëndësi që procesi i zgjedhjeve, të zhvillohet sipas standardeve europiane. Pasi të marrim raportin dhe të jemi në dijeni të fakteve, atëherë do të marrim vendimin tonë. Në vendimet e vitit të takuar për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ne treguam se këtë çështje e kemi shumë serioze. Përsa i përket Gjermanisë nuk ka lëshime, sikundër nuk ka pengesa artificiale por ne këtë proces do ta vlerësojmë në mënyrë të drejtë, si midis miqve”.

Por ky nuk ishte mesazhi i vetem i ministrit te Jashtem gjerman. Retorika nacionaliste eshte mesazhi tjeter, qe pas SHBA –se, e rendit gjithashtu Gjermanine ne vendet qe i kerkojne autoriteteve ne Shqiperi te bejne kujdes.

“Emocionet dhe ndjenjat nacionaliste duhen trajtuar me kujdes, sidomos në kohë të fushatave elektorale. Më lejoni t’ju them edhe nën cilësinë time të qytetarit gjerman, edhe ne gjermanët kemi përjetuar disa kapituj të errët në historinë tonë”, tha Westerwelle.

Ndersa qendrimi i Tiranes zyrtare nuk ka ndryshuar per kete çeshtje. Ministri Panariti perseriti qendrimin e Kryeministrit Berisha se nacionalizmi yne nuk ka pretendime territoriale.

“Më lejoni të përfitoj nga ky rast për të theksuar edhe njëherë qëndrimin e qeverisë shqiptare lidhur me vullnetin e palëkundur për të patur një marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim kontsruktiv me vendete rajonit. Shqipëria do të vazhdojë të luajë si më parë rolin që ka patur në Ballkan si promovuese e stabilitetit, e paqes dhe prosepritetit në rajon. Shqipëria as nuk ka patur, as nuk ka dhe as nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj fqinjëve të saj dhe ne jemi plotësisht të angazhuar për të respektuar pa dyshim edhe pozicionin tonë në mbështetje të rekomandimeve të Grupit të Kontaktit. Ky është pozicioni ynë”, tha Panariti.

Nishani: Shqipëria, kontribuese e paqes

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, në një takim me ministrin e Jashtëm gjerman Guido Westerwelle, i cili po qëndron për një vizitë në vendin tonë, siguroi se Shqipëria ndonëse një vend i vogël ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj si kontribuese thelbësore e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

“Shqipëria do të forcojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin rajonal dhe duke inkurajuar shqiptarët që të mbështesin zhvillimin e demokracisë dhe prosperitetin ekonomik në vendet ku ata jetojnë. E gjitha kjo bazohet në një traditë sipas të cilës shqiptarët u kanë ofruar fqinjëve miqësi dhe paqe”, ka deklaruar Presidenti.

Nga ana e tij kryediplomati gjerman u shpreh se vjen me një mesazh shumë të qartë e të thjeshtë se “Gjermania do të jetë në anën tuaj sidomos gjatë udhëtimit tuaj europian. Për ne nuk është një çështje kombëtare apo ekonomike, por një qëndrim politik dhe strategjik që të gjithë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të jenë anëtarë të Bashkimit Europian”.

Ministri i Jashtëm Westerwelle veçoi se kriteret janë kërkesa objektive duke vlerësuar për momentin si shumë të rëndësishme përgjegjësinë e faktorëve politikë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe realizimin e kritereve të Komisionit Europian.

Sipas njoftimit të Presidencës, kreu i shtetit theksoi se integrimi Europian mbetet objektivi prioritar dhe Shqipëria do të vazhdojë angazhimin e saj për arritjen e standardeve të kërkuara me qëllim që jo vetëm të jetë një kontributore në Bashkimin Europian, por që qytetarët shqiptarë të përfitojnë nga këto standarde.

Kreu i Shtetit nënvizoi faktin se Shqipëria ka kapacitete dhe infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme, por sfida e vetme mbetet kultura politike e aktorëve dhe shprehu bindjen se klasa politike shqiptare do ta kalojë këtë sprovë me sukses.

Berisha: Albanofobia nuk i shërben paqes

Ministrin e Jashtëm gjerman e priti edhe Kryeministri Sali Berisha, i cili e vlerësoi këtë vizitë, si një  kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve e qeverive dhe në thellimin e zgjerimit e bashkëpunimit të deritanishëm të suksesshëm në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë të të dy popujve  e kombeve miq.

“Dëshiroj t’ju siguroj se Gjermania do të vijojë të jetë një mik i besueshëm dhe një mbështetës i fuqishëm i integrimit të Shqipërisë në BE. Gjermania gjithashtu është e shumë e interesuar për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe për të parë zgjerimin e investimeve të saj në Shqipëri”, u shpreh ministri Westerwelle.

Në takim u diskutua për një sërë fushash ku pritet të ketë bashkëpunim dypalësh, si në fushën e turizmit, sektorit të energjisë elektrike, të shkëmbimeve kulturore, apo edhe në fushën e arsimit e trajnimit profesional.

Berisha e njohu kryediplomatin gjerman me reformat e ndërmarra nga Qeveria. Duke u ndalur tek përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshëm të 23 qershorit, Kryeministri Berisha e njohu zotin Westerwelle me rezultatet reformës zgjedhore.

Duke diskutuar për situatën dhe zhvillimet e fundit në rajon, Berisha ritheksoi se Shqipëria do të vijojë, ashtu si deri më sot, me politikën e saj të moderuar e promovuese të miqësisë, bashkëpunimit e integrimit rajonal dhe atij evropian. “Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është dhe mbetet projekt madhor për vendet e rajonit, si e ardhmja më e mirë dhe më e sigurt e tyre.” theksoi kryeministri. “Ndërkohë, vijoi më tej ai, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të lihen pas ndjenjat dhe shfaqet e albanofobisë, të cilat, jo vetëm që nuk i shërbejnë paqes e bashkëpunimit në rajon, por as edhe projektit të integrimit të tij në BE.”

Guido Westerwelle eshte takuar me pas dhe me kreun e opozites Edi Rama. Pervec faktit qe takimi ka zgjatur pertej kohes protokollare dhe vete ministri gjerman e ka cilesuar ate teksa ka dale nga selia roze te shkelqyer, nuk ka ende nje njoftim zyrtar per cfare eshte bisedur me kreun e opozites. 

Top Channel