Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është nisur për një vizitë treditore në Korenë e Jugut, për të marrë pjesë në Samitin Botëror të Paqes, organizuar nga Federata e Përgjithshme e Paqes.

Sipas një njoftimi të qeverisë kosovare, në këtë vizitë Thaçi do të takohet edhe me përfaqësues të biznesit korean, motiv për të cilin ai shoqërohet nga ministri i Ekonomisë, Besim Beqaj.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Thaçit do t’i ndahet edhe çmimi Doctor Honoris Causa nga Universiteti Sun Mun i Seulit.

Gjithashtu, kreu i ekzekutivit kosovar do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Republikës së Koresë së Jugut.

Pjesë e delegacionit kosovar është edhe ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, si dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hydajet Hyseni, saktëson më tej komunikata zyrtare.

Top Channel