SHBA, tërhiqen 20 mijë kg salçiçe të ndotura

22/02/2013 00:00

Në kohën kur Europën e shqetëson mishi i kalit në ushqimet e ngrira, Shtetet e Bashkuara përballen me një tjetër problem.

Kompania e paketimit te mishit ‘Smithfield Packing Company’ u detyrua te terhiqte nga tregu gati 20.000 kilograme salçiçe derri sepse permbanin copeza te vogla plastike, te cilat me shume gjase mund te jene shkeputur nga dorezat e punonjesve.

Sherbimi vendas i inspektimit dhe sigurise se ushqimeve njoftoi se salçiçet e kontaminuara ishin shitur ne 11 shtete. Vete kompania e zbuloi problemin pas ankesave te dy konsumatoreve, megjithate deri tani nuk ka te dhena per demtime. Nje linje telefonike eshte vene ne dispozicion te personave qe duan te raportojne problemet e hasura me keto produkte.

Europa nderkohe vazhdon kontrollet mbi produktet me mish lope. Suedia dhe Luksemburgu janë më të fundit e vendeve evropiane që u perfshine ne skandalin e mishit, ndersa vetem pak dite me pare, kompania e produkteve të ngrira Findus u detyrua te tërhiqte nga tregu lazanja me mish vici, pasi analizat treguan se përmbante mish kali. Ushqimet ishin prodhuar në Luksemburg për kompanianë ushqimore franceze Comigel, e cila në shkëmbim kishte përdorur produkte të kompanisë Tavola të Luksemburgut.

Top Channel