SHBA përfshihet nga stuhitë, viktima

22/02/2013 00:00

Stuhite dimërore janë spostuar në lindjen e Shteteve të Bashkuara, pasi
kaluan më parë në rrafshinat e mëdha, duke lënë pas ngrica, kaos e duke u
bërë shkak për një numër të madh aksidentesh rrugore.

Ne Oklahoma, nje adoleshent humbi jeten pasi kamioni qe po drejtonte i doli jashte kontrollit per shkak te rruges se rreshqitshme. Gati 40 centimetra debore rane ne ëichita, niveli i dyte rekord per qytetin ne me shume se 50 vjet.

Nje sere shtetesh presin mberritjen e thellimit ne ditet ne vazhdim. Kansasi dhe Misuri shpallen gjendjen e jashtezakonshme pas reshjeve prej gati 8 centimetrash debore ne nje ore. Shume rruge te ohios jane mbuluar nga nje shtrese e rrezikshme akulli dhe autoritetet kane paralajmeruar banoret te shmangin sa me shume te mundin levizjen me makina.

Ne fillim te shkurtit, nje pjese e madhe e rajonit verilindor të Shteteve të Bashkuara u bllokua e qindra mijëra banorë mbeten pa energji elektrike, pas stuhive te fuqishme te debores, te shoqeruara me erëra që e kaluan shpejtësinë e 100 kilometrave në orë. Rreth një metër dëborë ra në Kënektikat dhe një rekord prej 78 centimetrash në Portland të Meinit, ndersa pati përmbytje në disa qytete bregdetare përgjatë brigjeve të verilindore të Atlantikut.

Top Channel