Rusia dhe Kina: Jo ndërhyrje ushtarake në Kore

22/02/2013 00:00

Rusia dhe Kina dënuan testin e fundit bërthamor të Koresë së Veriut, por këmbëngulin se ky test nuk duhet të përdoret si pretekst për një ndërhyrje ushtarake në vendin komunist.

Kjo ishte deklarata e Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov pas takimit që pati në Moskë me homologun e tij kinez.

Koreja e Veriut kreu testin e tretë bërthamor pak ditë më parë. Testi u quajt një provokim dhe u dënua ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore. Hedhja e bombës së tretë bërthamore nga Peniani dhe testimi më herët i raketës me rreze të gjatë veprimi, shikohen nga ndërkombëtarët si një kërcënim serioz.

Pas testimit bërthamor, Shtetet e Bashkuara deklaruan se po shqyrtohen të gjitha mundësitë që ndodhen në tryezë përsa i përket programit bërthamor të Koresë së Veriut duke nënkuptuar këtu edhe përgatitjen ushtarake.

Top Channel