Politikani britanik: Kam fjetur me një sulmues të Arsenalit

22/02/2013 17:40

Një politikan britanik u vendos në qendër të një skandali publik, pasi pranoi se ka pasur raporte seksuale me një sulmues të Premier League, konkretisht të ekipit të Arsenalit.

Këshilltari i Bashkisë së Londrës, i cili është vendosur më parë në qendër të vëmendjes për një tjetër skandal publik, e bëri këtë deklarim në një blog, rreth një çështje që nuk lidhej me futbollin.

Një konservator, Coleman u pezullua në 2012-n nga partia, pasi u arrestua për dhunimin e një gruaje, e cila tentoi ta fotografonte pa aprovimin e tij.

Aktualisht, ai është një këshilltar i pavarur. “Për dike që thotë se nuk kam interes për futbollin, ndonëse dy vjet te shkuara ndoqa ndeshjen Barnet-Port Vale, ju them se përpara disa vitesh kam fjetur me një sulmues të Arsenalit”, shkroi ndër të tjera në blog Coleman.

Këshilltari është vënë në qendër të vëmendjes edhe më parë, për shkak të parregullsive të dyshuara në deklarimin e fitimeve prej 130 mijë paundësh për vitin e kaluar.

Top Channel