Pepe: Cristiano, lojtari më i mirë në Botë

22/02/2013 21:20

Pepe, mbrojtësi portugez i Real Madrid, deklaroi se Cristiano Ronaldo “është futbollisti më i mirë në Botë”.

Edhe pse Topi i Artë është “privatizuar” nga Lionel Messi vitet e fundit, futbollisti i klubit madrilen e ka të qartë se lojtari më i mirë aktualisht është shoku i tij i skuadrës dhe kombëtares.

“Cristiano është një lojtar shumë i kompletuar. Për këtë arsye unë mendoj se është futbollisti më i mirë në Botë”, theksoi Pepe për ‘bwin’.

Cristiano Ronaldo ka fituar vetëm një herë Topin e Artë, kur luante për Manchester United, ndërsa në katër vitet e fundit ka qenë argjentinasi i Barcelonës, Leo Messi, ai që ka fituar çmimin më të rëndësishëm individual në futboll.

Top Channel