Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me qindra të rinj të Lëvizjes Rinore për Integrim në qytetin e Lushnjës.
Në fjalën e tij, kreu i LSI-së Ilir Meta deklaroi se LRI është alternativa kryesore e rinisë në Lushnjë. Meta, duke folur për ekonominë, u shpreh se Lushnja dhe Myzeqeja i kanë të gjitha mundësitë, që të jenë në krye të rritjes ekonomike të mbarë vendit, të jenë në krye të modernizimit të ekonomisë shqiptare.
“Në mënyrë që Lushnja të jetë një nga rrethet kryesore, që prodhojnë dhe që eksportojnë produktet ‘Made in Albania’. Kjo është sfida më e madhe për një vend, që kërkon të ecë më shpejt përpara, për një vend, që kërkon të reduktojë borxhin dhe defiçitin, për një vend, i cili ka një ndër popullsitë më të reja në Europë dhe ka një rini, që e do aq shumë vendin e saj dhe që kërkon të ardhmen pikërisht këtu në Lushnjë”, u shpreh Meta.
Duke përfunduar, lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim i siguroi të rinjtë se Lushnja do të jetë një qendër shumë e rëndësishme e arsimimit, sidomos atij profesional, dhe se LSI është alternativa më e sigurt për të gjithë të rinjtë dhe të rejat.
Top Channel