Më 18 prill do të fillojë procesi i rigjykimit në rastin “Kleçka”, ku akuzohen 10-ish pjestarë të UÇK-së për krime lufe, në mesin e të cilëve është edhe deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj, që gjatë luftës njihej me nofkën Komandant “Çeliku”.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i z. Limaj, Tomë Gashi, i cili të premten mori një vendim nga një Gjykatës i EULEX-i ku klientit të tij, dhe tre ish-pjestarëve të tjerë të UÇK-së, Naser Shalës, Nexhmi dhe Naser Krasniqit, u është shtuar paraburgimi edhe për dy muaj të tjerë.
“Paraburgimi u është zgjatur edhe për dy muaj të tjerë dhe është caktuar apo është paralajmëruar caktimi i shqyrtimit kryesor që do të fillojë më 18 prill të këtij viti. Gjyqtari ka konsideruar se ekziston rreziku i pengimit të procedurave penale, respektivisht, ekziston rreziku sipas tij i ndikimit në prova dhe më saktësisht ka deklaruar se ekziston rreziku që F. Limaj apo edhe të tjerët të mund të ndikojnë eventualisht në dëshmitarë të cilët nuk janë dëgjuar deri më tani”, shpjegoi Gashi.
Pas vendimit për vazhdim të paraburgimit, mbrojtja e Limajt ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, pasi sipas tyre nuk ka fakte ligjore.
“Ne mendojmë si mbrojtje që këto janë fakte të cilat vetëm janë apostrofuar, por nuk janë fakte ligjore dhe ne kemi ushtruar një ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës dhe shpresojmë se kjo do të aprovohet dhe Limaj do të duhej që të lirohej dhe të mbrohet në liri, apo eventualiusht të zëvëndësohet me ndonjë masë tjetër”.
Limaj dhe bashkëluftërarët e tij ndodhën në paraburgim që prej 24 nëntorit të vitit 2012.
Top Channel