Andrea Ranocchia nuk do të jetë i pranishëm në derbin e Madoninës. Mbrojtësi i Interit pësoi një dëmtim në gjurin e djathtë në ndeshjen ndaj Cluj, ditën e enjte e për këtë arsye nuk do të zbresë në fushë ndaj Milanit.
Futbollisti italian kishte munguar për shkak dëmtimi edhe në ndeshjen ndaj Atalantës (e humbur 3-2) dhe për shkak skualifikimi në ndeshjet ndaj Udinese (e humbur 0-3) e Pescara (e fituar 2-0).
Në këtë mënyrë, Andrea Stramaccioni do të ketë probleme në repartin difensiv në supersfidën ndaj Milanit. Walter Samuel vazhdon ende të jetë i dëmtuar dhe tekniku i zikaltërve do të luajë me katër në mbrojtje, ku Juan Jesus (i vetmi qendërmbrojtës titullar) mund të shoqërohet nga Chivu ose Cambiasso.
Ndeshja Inter-Milan, shumë e rëndësishme për një vend në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm, do të luhet të dielën në orën 20:45.
Top Channel