F1, Hamilton dominon në shi

22/02/2013 18:00

Lewis Hamilton regjistroi kohën më të shpejtë të ditës së fundit të testimeve në Montmelo të Barcelonës, një ditë që u karakterizua nga i ftohti dhe shiu gjë që prishi planet e skuderive dhe i detyroi të provonin gomat e shiut.

Në momentet kur shiu pushoi, pilotët bënë disa xhiro të shpejta ku spikati Lewis Hamilton (Mercedes) me kohën 1:23:282. I dyti u rendit Jenson Button me McLaren.

Koha e keqe bëri që të kishte shumë aksidente gjatë ditës së katërt të testimeve, ku nuk shpëtuan as Felipe Massa (Ferrari) dhe Mark Webber (Red Bull).

Ja të gjitha kohët e pilotëve në ditën e fundit të testimeve në Montmelo:
 
1. Lewis Hamilton (Mercedes) 1:23:282
2. Jenson Button (McLaren) 1:23:633
3. Jean-Eric Vergne (Toro Rosso) 1:24:071
4. Jules Bianchi (Force India) 1:25:732
5. Esteban Gutierrez (Sauber) 1:26:239
6. Giedo van der Garde (Caterham) 1:27:429
7. Felipe Massa (Ferrari) 1:27:563
8. Mark Webber (Red Bull) 1:27:616
9. Max Chilton (Marussia) 1:29:902
10. Romain Grosjean (Lotus) 1:34:800

Top Channel