F1, Hamilton: Asnjë konkluzion

22/02/2013 21:45

Lewis Hamilton me Mercedes ishte piloti më i shpejtë i ditës së fundit të testimeve në Montmelo’, por britaniku deklaroi se i ftohti dhe shiu e penguan të bënte më shumë xhiro në pistën spanjolle.

“Moti nuk na lejoi të xhironim aq sa do të bënim në të thatë. Makina po ecën mirë, por në këto kushte atmosferike nuk mund të nxjerrësh asnjë konkluzion”, theksoi Hamilton pas përfundimit të ditës së katërt të testimeve në Barcelonë.

“Sot më shumë u mora me qëndrueshmërinë e makinës në distancat e gjata. Po punojmë mbi një bazë të mirë dhe kjo është e rëndësishme”, shtoi ish-piloti i McLaren.

Në fund, Hamilton tha: “Në testime objektivi im është që të përmirësoj sa më shumë makinën, veçanërisht në ngarkesën aerodinamike.”

Top Channel