
Në mbledhjen e Kryesisë së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, bizneset
kërkuan përfshirjen në programet elektorale dhe zbatimin e tyre nga
Qeveria e ardhshme të shlyerjes së të gjitha detyrimeve që shteti ka
ndaj sipërmarrësve, përfshirë rimbursimin e taksave brenda një afati tre
mujor.
“Shlyerja e detyrimeve të Qeverisë ndaj sipërmarrjes privatë në të gjitha fushat e ekonomisë ku ekziston kjo marrëdhënie. Rimbursimi i TVSH, akcizave si dhe të gjithë taksave të tjera që buxheti i shtetit mund t’i ketë sipërmarrjes private gjate ushtrimit te aktivitetit te saj brenda afatit 3 mujor. Kjo te realizohet duke bere nderhyrjet e nevojshme ligjore”, tha Nikolin Jaka, nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.
Me qëllim rritjen e eksportit, si një sektor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit, bizneset kërkuan heqje e pengesave për promovimin e produkteve shqiptare.
“Heqja e barrierave dhe taksave të fshehura që pengojnë promovimin e produkteve Made in Albania për eksport. Heqja e sistemit të referencave ndaj sipërmarrjes private për import -eksport me të gjithë vendet e BE-së. 5.Heqja e sistemit të referencave ndaj sipërmarrjes private në sistemin fiskal. TVSH jo më e lartë se 10 për qind për produktet bujqësore, blegtorale vendase si dhe shërbimet turistike”, tha Jaka.
Bizneset kërkojnë një platformë të qartë lidhur me trajtimin e kredive të këqija deri në ngrirjen e tyre për një afat dyvjeçcar si dhe hapjen e bankës ekonomike për zhvillim, me fokus kreditimin e sipërmarrjes private me tarifa të reduktuara. Duke iu referuar transportit, bizneset kërkojnë heqjen e TVSH-se për abonetë dhe biletat, heqjen e akcizës për karburantin dhe rishikimin e cmimit të biletës urbane duke përdorur metodën e krahasimit me vendet e rajonit.
Top Channel