Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese Recesioni në Eurozonë do të zgjasë edhe gjatë vitit 2013, parashikoi Komisioni Europian në raportin e tij të fundit mbi pritshmërinë ekonomike të këtij viti.
Shumica e qeverive janë duke u përpjekur që të vendosin në jetë programe shkurtimi, ndërsa Spanja, Franca dhe Portugalia pritet që përsëri të mos jenë në gjendje të respektojnë kufijtë e defiçitit kombëtar.
Defiçiti buxhetor i Spanjës ishte 10,2% i Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2012, 6,3% mbi objektivin e venë dhe pritet të tejkalojë normën edhe në dy vitet e ardhshme.
Sipas këtij parashikimi të KE-së, PBB i përgjithshëm i BE-së në vitin 2013 do të tkurret me 0,3%, ndërsa parashikimet e mëparshme sugjeronin një rikthim të rritjes, ndonëse në nivele minimale prej 0,1%.
Në vitin 2012, Eurozona si e tërë përjetoi një recesion prej 0,6%.
Në publikimin e këtyre përfundimeve, zëvendëspresidenti i Komisionit, Olli Rehn, u shpreh se papunësia në BE pritet që të vazhdojë të rritet deri në nivelin e 12,2% të forcës aktive për punës, nga 11,4% në fund të vitit të shkuar.
I vetmi lajm i mirë është se trajektorja e rritjes pritet të përjetojë një rritje të fortë drejt fundit të vitit. Pas tre tremujorëve të parë në recesion apo stanjacion, periudha tetor-dhjetor 2013 pritet të shënojë një rigjenerim të rëndësishëm ekonomik, duke shënuar një rritje prej 0,7%.
Top Channel