Paul Scholes rrëfen të vërtetën e hidhur familjare pasi largohet edhe nga komentimi i futbollit: Më duhet t’i qëndrojë pranë djalit tim, vuan nga autizmi.
Notarë të skuadrës australiane të notit pranuan se kanë përdorur Stilnox gjatë fushatës përgatitore para nisjes së lojërave olimpike Londër2012.
Federata australiane e notit ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e
rezultateve të dobta të arritura në lojërat olimpike të Londrës,
përkundër parashikimeve dhe pretendimeve të federatës që gjithnjë hyn si
favorite në këtë sport.
Stilnox-i njihet si substancë që ndihmon në fjetje. Ajo nuk është e ndaluar nga organizmat ndërkombëtarë të sportit, por Komiteti Olimpik Australian e vendosi në listë e substancave të ndaluara vetëm pak ditë para lojërave pasi sipas tij, ndikonte në performancën e sportistëve.
Gjashtë anëtarët e skuadrës australiane të notit pranuan se kishin përdorur këtë substancë e cila u kishte shkaktuar sjellje të çrregullta.
Top Channel