Afganistani, SHBA përgënjeshtron Gjermaninë

22/02/2013 16:10

Sekretari Amerikan i Shtetit, Leon Panetta, përgënjeshtroi një deklaratë
të autoriteteve gjermane, që konfirmuan qëndrimin e trupave amerikane në Afganistan edhe pas tërheqjes së NATO-s në vitin 2014.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere deklaroi gjatë javës se Penatta e kishte informuar atë dhe aleatët e tjerë, gjatë samitit të NATO-s në Bruksel, se 8-12 mijë marinsa do të vazhdojnë të qëndrojnë në Afganistan.

Megjithatë, Panetta hodhi poshtë që Pentagoni të ketë marrë një vendim mbi këtë çështje. “Dua të theksoj se nuk kemi formuluar ende një qëndrim të qartë mbi atë që do të ndodhë pas vitit 2014. Disa alternativa janë duke u marrë në shqyrtim dhe ekzistojnë qëndrime të ndryshme mbi prezencën amerikane në Afganistan, prandaj për momentin nuk ka numra specifikë”.

Në dhjetor 2012, mbi 102 mijë trupa të NATO-s, përfshi mbi 400 ushtarë shqiptarë, shërbenin ende në Afganistan.

Shumica e këtyre trupave, 66 mijë prej tyre, janë amerikanë. Aktualisht, trupat afgane të sigurisë, të trajnuara nga koalicioni i NATO-s janë duke marrë gruadualisht nën kontroll krahinat e ndryshme të vendit, por ekzistojnë dyshime të forta mbi gatishmërinë e tyre për të luftuar talebanët, pas tërheqjes përfundimtare të koalicionit ndërkombëtar brenda vitit  të ardhshëm.

Top Channel