Video/ Gara më e shpejtë në botë, IShowSpeed sfidon një gepard dhe zbulon kufijtë njerëzorë
Në jetë nuk është kurrë vonë për të mësuar, për të luajtur, për t’u defryer dhe për të patur…profilin tënd të vërtetë në Facebook.
Me këtë parim, 104-vjeçarja Marguerite Joseph fitoi betejën me rrjetin social më të fuqishëm në botë duke tërhequr vëmendjen e vetë Mark Zuckerberg të cilin e detyroi të ndryshojë “rregullat e lojës”.
Marguerite kërkoi t’i bashkohej rrjetit social, sigurisht me ndihmën e mbesës së saj. Por vuri re se për të hapur një profil personal do t’i duhej të hiqte dorë nga mosha e saj reale dhe të gënjente me disa vite, jo për faj të saj.
104-vjeçarja nuk e pranoi këtë kusht të Facebook ndaj me ndihmën e nipërve dhe mbesave nisi betejën me rrjetin social për të ndryshuar rregullat. Bëhej fjalë për zgjatjen në kohë të moshës së regjistrimit të Facebook. Para Marguerite viti i lindjes shtrihej deri në vitin 1910, ndërsa ajo vetë kishte lindur në vitin 1908.
Për të mos “i ngrënë hakun”, Facebook i vënë në dijeni të rastit pranoi të korigjohet. Kompania kaliforniane tha se bëhej fjalë për një problem teknik që mori zgjidhje shumë shpejt. U tha, u bë dhe viti i shtrirjes në kohë të të gjithë përdoruesve të Facebook shkon deri në 1905.
Pas këtij rasti Facebook ndoshta uron që të mos i bashkohet një 109-vjeçar se do t’i duhej sërish të ndryshonte rregullat e tij.
Top Channel