Eshtë shtyrë edhe seanca e tretë gjyqësore në ngarkim të ish-gjyqtarit
të Durrësit Neritan Tabaku, i cili akuzohet nga Prokuroria për
shpërdorim detyre.
Shkak eshte bere kerkesa e ish-gjyqtarit Tabaku i cili kerkoi perjashtimin e gjyqtarit te ceshtjes Bukar Krasniqi nga gjykimi i kesaj dosjeje pasi sipas tij ka konflikt interesi.
I pandehuri e argumentoi kerkesen e tij me faktin se vajza e gjyqtarin Bujar Krasniqi eshte punonjese ne Ministrine e Drejtesise dhe eshte pikerisht ministri i Drejtesise, sipas tij qe inicoi nisjen e procedimin dispilinor ndaj tij.
Ish-gjyqtari Tabaku i cili e lexoi vete kerkesen para gjykates deklaroi se ne kete rrethana ka konflikt interesi dhe gjyqtari duhet te jape doreheqjen. Gjyqtari Bujar Krasniqi replikoi me te duke i thene se ” per tre vjet dal ne pension dhe kam nder mend ta mbyll me nder “megjithate shtopi gjyqtari kerkesa juaj do te merret ne shqyrtim dhe per kete caktoi si date te seances se radhes fillimin e muajit mars.
Prokuroria perfaqesohet ne kete dosje nga Julian Xhengo i cili theksoi ne kerkesen e dorezuar gjykates se Neritan Tabaku ka shperdoruar detyren duke mos zbardhur ne kohe vendimin ndaj Ilir Xhakjes, i cili ne ate kohe akuzohej per vrasjen e Qerim Malokut.
Megjithate procesi pritet te rezervoje supriza te tjera sic pritet te jete edhe diskutimi nese mos zbardhja e vendimit ne kohe duhet te ishte nje çeshtje penale per t’u gjykuar ne Gjykaten Penale apo duhet te zgjidhej me mase administrative.
Top Channel