Palestinezët përleshen me ushtarët, 60 të plagosur

21/02/2013 20:25

Më shumë se 60 persona mbetën të plagosur në përleshjet midis palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë në Bregun Perëndimor, lajmëroi dega e Kryeqit të Kuq në Palestinë.

Disa qindra të rinj, të grumbulluar përpara një burgu në Ramallah, goditën me gurë dhe bomba molotov ushtarët.

Nga ana e tyre, ushtarët u përgjigjën duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome. Raporte të pakonfirmuara thanë për “BBC” se u qëlluan gjithashtu plumba të vërtetë.

Demonstruesit kërkon lirimin e katër të burgosurve palestinezë, të cilët ishin në grevë urie.

Të katërt mbahen të burgosur pa asnjë akuzë, por Tel Avivi është justifikuar duke thënë se i konsideron si një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Top Channel