Kinë, nxirret jashtë ligjit zgara

21/02/2013 16:35

Të gjitha zgarat në publik në zonat urbane të Kinës u shpallën të paligjshme ditën e enjte, pas miratimit të një ligji të çuditshëm, që synon të mbrojë ajrin nga ndotjet.

Ligji që pengon pjekjen e mishit apo çdo ushqimi tjetër në ambiente publike u mbështet në studimet që tregojnë se djegia e qymyrit në zgara çliron gazra të dëmshëm për ambientin dhe njeriun.

Ndonëse sasia e gazit të çliruar është e papërfillshme, ligji nuk njeh asnjë tolerancë dhe me hyrjen e tij në fuqi, të gjithë ata që do të kapen në kundravajtje do të detyrohet të paguajnë gjoba të majme.

Disa organizata të shoqërisë civile, në një reagim ironizuan ligjin, duke thënë se ndërsa fabrika të mëdha që çlirojnë blozë dhe shumë tymra të dëmshëm lejohen të operojnë, shteti ndalon zgarat pikërisht me arsyetimin e mbrojtjes së ambientit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA