Kerry: Diplomacia në duart e Kongresit

21/02/2013 00:00

John Kerry mbajti te parin fjalim te tij te rendesishem mbi politiken e
jashtme ne universitetin e Virxhinias, dhe e shfrytezoi kete rast per te
paralajmeruar se shkurtimet e buxhetit, te caktuara per ne muajin mars,
do ta demtojne rende axhenden e punes se departamentit qe ai drejton.

Politika e jashtme amerikane,- tha kryediplomati i Shteteve te Bashkuara,- ndihmon avancimin e stabilitetit global dhe është “investim në një Amerikë më të fortë dhe në një botë më të lirë”.

“E kam shume te qarte se ne mjaft drejtime, sfida me e madhe ndaj politikes se jashtme te Amerikes nuk qendron ne duart e diplomateve, por ne duart e politikeberesve ne Kongres. Shpesh eshte thene se nuk mund te jemi te fuqishem ne shtepi nese nuk jemi te forte jashte vendit, por ne keto dite kercenimi nga shkurtime buxhetore qe shumekush kerkon t’i evitoje, une do te thoja pikerisht te kunderten: nuk mund te jemi te forte neper bote nese nuk do te jemi te forte brenda kufijve”, tha Kerry.

Shkurtimet buxhetore jane pasoje e mosmarrëveshjeve mes Presidentit Barak Obama dhe Kongresit dhe kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Xhon Bejnër ne me shume se nje rast e ka bere te qarte se mendon qe shmangien e kesaj situate, shefi i shtepise se bardhe e ka vete ne dore. Kerry kembenguli te tregonte ne fjalen e tij se sa ndikim ka politika e jashtme ne jeten e amerikanëve, duke nisur nga prodhimet ne treg e deri tek vendet e punës të krijuara nga bizneset amerikane.

Duke mos zgjedhur një udhëtim jashtë vendit, zoti Kerry mbajti fjalimin e tij të parë të madh publik si Sekretar i Shtetit në Universitetin e Virxhinias, i cili u themelua nga ish presidenti i Shteteve të Bashkuara,Thomas Jefferson.

Sekretari i Shtetit diskutoi mbi mënyrat se si globalizimi u ka ndyshuar jetën njerëzve në mbarë botën. Ai u bëri thirrje zyrtarëve amerikanë të përballojnë globalizimin drejtpërdrejt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA