Japoni, varen 3 të burgosur të dënuar me vdekje

21/02/2013 04:55

3 të burgosurit e dënuar me vdekje, ekzekutimet e para të kryeministrit Shinzo Abe

Të tre të dënuarit u ekzekutuan në orët e para të së enjtes, teksa asnjë detaj nuk është dhënë paraprakisht në lidhje me identitetet e tyre.

Japonia ekzekuton sipas traditës, disa të burgosur njëherazi. Këto janë ekzekutimet e para, që prej shtatorit 2012. Japonia është një nga kombet e pakta të industrializuara, që mban ende në fuqi dënimin me vdekje, i rezervuar zakonisht për vrasjet e shumëfishta.

Edhe pse shumica e mbështesin dënimin me vdekje, grupet e të drejtave të njeriut kanë bërë të ditur se të dënuarve me këtë masë ekstreme u lejohen shumë pak vizita dhe shumë pak ushtrime.

Shpesh herë të burgosur prej dekadash, ata nuk paralajmërohen paraprakisht për momentin e ekzekutimit. Aktualisht, janë rreth 130 persona që presin të ekzekutohen, përfshi Shoko Asahara, ideatorin e sulmeve me gaz sarin të vitit 1995, në metronë e Tokios.

Asnjë ekzekutim nuk u krye në vitin 2011, por ato rifilluan në mars të 2012-s, nën drejtimin e qeverisë së kaluar të Partisë Demokratike. Kryeministri Abe erdhi në pushtet pas fitores bindëse të dhjetorit 2012.

Disa figura të shquara në Japoni kanë dhënë miratimin e tyre për dënimin kapital në një masë prej 80%.

Top Channel